Maloku: Ftesa që Kurti ia bëri opozitës është në shpërputhje me rrugëtimin që kishte zgjedhur kjo parti
Politologu Albinot Maloku ka vlerësuar se ftesa e partive opozitare nga kryeministri Albin Kurti për të diskutuar rreth përmbushjes së agjendës legjislative për sezonin pranveror, “është në shpërputhje me rrugëtimin që kishte zgjedhur kjo parti, që në nisje të mandatit të legjislaturës së tetë të vendit".
Maloku ka kujtuar se legjislatura aktuale “ka më së shumti shkelje kushtetutese, deri tash në Republikën tonë.”
Ai ka vlerësuar vendimin e kreut të LDK-së, Lumir Abdixhiku, për refuzimin e ftesës duke thënë se “është parimor dhe korespondon në plotni me sjelljet refuzuese për më shumë se tre vjet e gjysmë të partisë më të madhe në Kuvend për t'i respektuar të tjerët, pavarësisht fuqisë së numrave!”.