Maloku shqetësohet që s'po ka reagime për takimin Kurti-Vuçiq: ’Krejt ‘’veshët në lesh’’ i kanë futur - NACIONALE

Maloku shqetësohet që s'po ka reagime për takimin Kurti-Vuçiq: ’Krejt ‘’veshët në lesh’’ i kanë futur

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Profesori kontrovers Fadil Maloku, përmes një postimi në rrjetin social Facebook, është deklaruar për takimin e 27 shkurtit që do të zhvillohet në Bruksel në mes Kosovës dhe Serbisë, në kuadër të normalizimit të marrëdhënieve në mes dy vendeve.

Maloku është duke e shqetësuar fakti se qeverinë, opozitën si dhe juristët i ka kapur një heshtje mortore para këtij takimi.

‘’Ajo se çka po më shqetëson më së shumti, para 27 shkurtit… është heshtja mortore e Qeveritarëve dhe opozitarëve, e sidomos heshtja e komunitetit të almet Juristëve, që I ka Kosova dhe për ‘’eksport!?’’- ka deklaruar Maloku.

Ai ka deklaruar se të gjithë i kanë futur veshët në ‘’lesh’’, duke mos reaguar.

‘’Krejt ‘’veshët në lesh’’ i kanë futur…!?’’- ka thënë Maloku.

Lajme të ngjashme