Maloku: Akademikët e AShAK-ut nuk drejtohen nga dija dhe meritokracia intelektuale
Ngjarjet e fundit që përfshinë Akademinë e Shkencave dhe Arteve të Kosovës morën reagime të shumta.
Profesori i Universitetit të Prishtinës, Fadil Maloku, ka thënë se ASHAK-ja meriton një “certifikatë” mbi varfërinë e mendjes.
Maloku ka shkruar tri pika rreth kësaj teme, ku ka thnë se virusi i kiritkës akademike, është domeni që më së shumti mund ta ndihmoj “arratisjen” e kësaj shoqërie nga klishetë e marrëzisë dhe obskurantizmit.
“Virusi i kritikës akademike, realisht është domeni që më së shumti mund ta ndihmoj “arratisjen” e kësaj shoqërie nga klishetë e marrëzisë dhe obskurantizmit . Ngase, ata me dioptrinë e tyre largpamëse, realisht (apo të paktën do të duhej!) i “detektojnë” më lehtë, si rreziqet, ashtu edhe profitet eventuale të shtetit dhe kombit. Por, kur kjo “dioptri” sociale, vjen nga një institucion që (buxhetit tonë, i kushton me 1 milion€ në vit!!!) për çdo vit propozon kandidat dhe anëtarë që gjatë gjithë jetës së tyre kanë shkruar vetëm broçkulla studime, pra propozon “dijetar” me prejardhje krahinore, partiake dhe sish ideologjike, e jo sish, të domenit të meritokracisë shkencore, atëherë rezervimi publik, për një dioptri dhe skanim të tillë kuturu, bëhet kogja problematik dhe interesant…”, ka shkruar Maloku.
Ai tutje ka shkruar se ngrehina e akademisë tonë, nuk drejtohet nga dija dhe meritokracia intelektuale, por nga ngjyra e senilizmit dhe teket klanore.
“Por, duke marr parasysh që ngrehina e akademisë sonë, nuk drejtohet nga dija dhe meritokracia intelektuale, por, nga ngjyra e senilizmit, dhe teket klanore dhe paradigmat partiake, atëherë, nuk ka si të marrim përgjigje dhe alternativa “ndëshkuese” për gjendjen e mjeruar në këtë pellgun e publikut të injektuar me dozat e injorancës mazohiste dhe paditurinë pasiononte, të po këtij soji akademikëve që i kemi ne! Kjo gardë pleqsh akademikësh të senilizuar shqiptar, që i kanë haram edhe pagat nga tatimpaguesit kosovar, do mbetet gjithnjë (deri sa të ua marr Zoti shpirtin!) vetëm një mimezis (kopje e zbehtë) e akademisë së njëmendët. Akademikët e senilizuar kosovar që (më interesante po u duket tema e BIGBROTHER VIP Kosova!) mrizojnë si “ariu siberian” dhe që të vetmin satisfaksion e kanë nxjerrjen e pamfleteve që avokojnë kauza të caktuara ideologjike, në vend të atyre shtetërore e kombëtare?!), s’kanë se si t’i dëshmojnë as pagat e as dijet e tyre. Akademikët tanë, s’janë kurrkah bre! Vaksinat e tyre mendore, janë të përkohshme, tê afatizuara, dhe shumë virusale….”, ka përfunduar Maloku.
