Malli i mërgimtarit: Kam ardhë me i ndreqë varret e nanës e babës
Ekipi i emisionit të verës në T7, “Era Verë”, ka qëndruar në pikën kufitare në Merdare ku mërgimtarët që po vijnë për pushime janë të shumtë.
Ata i kanë pyetur mërgimtarët që po vinin në Kosovë se për çfarë më tepër i merr malli dhe përgjigjet ishin prej më të ndryshmeve.
Mes tjerash, një mërgimtar që po vinte nga Gjermania emocionoi me fjalët e tij. Ai tregoi se këtë pushim ka ardhur për t’i rregulluar varret e nënës dhe babait të tij.
Prononcimin e tij dhe emocionet mund t’i shikoni në videon më poshtë.