Maliqi tha se serbët mund të rezistojnë me armë, reagon ashpër zyrtari i VV-së - NACIONALE

Maliqi tha se serbët mund të rezistojnë me armë, reagon ashpër zyrtari i VV-së

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Një deklaratë e Shkelzen Maliqit për portalin serb "Danas" ka detyruar zyrtarin e VV-së, Arbër Zaimi.

Ky i fundit, përmes një postimi në rrjetin social "Facebook" ka pyetur se cila është arsyeja që serbët mund të rezistojnë me armë në momentin e fillimit të zbatimit të reciprocitetit.

Tutje, ai tha se nuk ka më vend për popuj të dorës së parë e popuj të dorës së dytë.

“Ish këshilltari i km. Rama, Shkëlzen Maliqi, për median serbe Danas paska thënë se serbët më 1 shtator do rezistojnë me armë. Por për çfarë do të rezistojnë? Kundër barazisë me shqiptarët? Betejat e tilla janë të humbura. Nuk ka më vend për popuj të dorës së parë e popuj të dorës së dytë, apo të dorës së tretë siç diskriminoheshin shqiptarët në Jugosllavi”, shkroi ndër të tjerash Zaimi.

Lajme të ngjashme