Maliqi: Qëlloi që në Ditën e Çlirimit të ateroja në aeroportin Adem Jashari, emocione të papërballueshme
Analisti politik Agon Maliqi me anë të një postimi në Facebook, ka treguar se rastësia deshi që në Ditën e Çlirimit të ateronte në aeroportin Adem Jashari. Maliqi ka thënë se emocionet ishin të papërballueshme e ligshtuese. Sipas tij “Brezi i ri nuk mund ta përfytyrojë se sa i paimagjinueshëm ishte ky realiteti i sotshëm para 25 vitesh për një nxënës të sistemit paralel të arsimit apo për një refugjat lufte. Kosova për 25 vjet ka kapërcyer shekuj dhe tani vetëm i ka mbetur të çlirohet edhe mendërisht prej Serbisë.”.
E plotë:
Rastësia deshi që në Ditën e Çlirimit të ateroja në aeroportin Adem Jashari pasi ia kisha bërë sefte pa viza pasaportës së Republikës së Kosovës. Emocionet në disa raste ishin pak të pabërballueshme dhe “ligshtuese”. Brezi i ri nuk mund ta përfytyrojë se sa i paimagjinueshëm ishte ky realiteti i sotshëm para 25 vitesh për një nxënës të sistemit paralel të arsimit apo për një refugjat lufte. Kosova për 25 vjet ka kapërcyer shekuj dhe tani vetëm i ka mbetur të çlirohet edhe mendërisht prej Serbisë.