Maliqi pas deklaratës skandaloze të Ramabajës: Ky lloj narracioni dikur dëgjohej vetëm në Sputnik apo tabloidet e Serbisë - NACIONALE

Maliqi pas deklaratës skandaloze të Ramabajës: Ky lloj narracioni dikur dëgjohej vetëm në Sputnik apo tabloidet e Serbisë

1 vit më parë

nga NACIONALE

Njohësi i çështjeve politike, Agon Maliqi ka reaguar pas deklaratës skandaloze të bërë nga analisti dhe aktivisti i Lëvizjes Vetëvendosje, Sadri Ramabaja.

Ky i fundit, deklaroi se Konferenca e Rambujesë u mbajt për ta tërhequr vëmendjen nga skandali Clinton-Lewinsky.

Maliqi ka përmendur se ky narracion, dikur dëgjohej vetëm në Sputnik apo në tabloidet e Serbisë.

“A mund ta shpjegojë dikush se si erdhi puna që në vitin 2025 një analist pro qeverisë të dalë dhe të thotë në TV se Konferenca e Rambujesë nuk u mbajt për t’i ndalur masakrat në Kosovë, por për ta tërhequr vëmendjen nga skandali Clinton-Lewinsky? Ky lloj narracioni dikur dëgjohej vetëm në Sputnik apo tabloidet e Serbisë por ja që sot e sheh në mainstreamin mediatik të Kosovës si narracion gjysmë zyrtar. Çka kena bâ si vend me e meritu këtë psikozë kolektive mazohiste?” – ka shkruar ai.

Ndryshe, Ramabaja në Debat Plus tha:

“Duhet të ju tregoj, që Konferenca e Rambujesë ka qenë e orgnaizuar prej diplomacisë franceze, dhe në momentin…Konferenca e Rambujesë nuk është organizuar me insistimin edhe aq të ShBA-ve fillimisht, ideja ka qenë me gjetë pozicionin e palakmueshëm në diplomacinë amerikane, për shkak të aferës Lewinsky atëherë”.

Lajme të ngjashme