Maliqi: Nesër nuk do të ketë marrëveshje, mund të arrihet brenda vitit
Analisti politik Agon Maliqi është shprehur se nëse nuk do të ketë nënshkrim të marrëveshjes në Ohër, ku pritet të mbahet takimi mes Kurtit dhe Vuçiq.
Maliqi në një intervistë për KTV, ka thënë se një marrëveshje e madhe mund të arrihet brenda vitit.
“Mendoj që Escobari e dha një mesazh që i ul pritshmëritë. Paralajmëroi se nuk mund të ketë nënshkrim të marrëveshjes, por gjithashtu paralajmëroi se një marrëveshje më e madhe mund të arrihet brenda vitit. Shumë gjëra mbesin të paqarta si është rrjedha e zhvillimeve. Plani i zbatimit mund të paraqitet në të njëjtën formë si dokumenti që doli në Bruksel nga ndërmjetësuesit. Te të dy këto dokumente nuk mund të shohim ndonjë nënshkrim, por vetëm zotërim gojor që mund të ecet përpara.” – ka thënë Maliqi.
Maliqi ndër të tjera ka thënë se nëse do të kishte nënshkrim do të ishte zotim më i fortë.
Ai tutje është shprehur se ndërmjetësuesit tani po e luajnë rolin e garantuesit.
“Mendoj që gjithsesi zotimet do të ishte më i fortë nëse do të ishte marrëveshje të nënshkruar. Ndërmjetësuesit po paraqiten jo vetëm si lehtësues, por edhe si garantues. Ndoshta do të kërkojnë llogari prej palëve për zotimet sikur të ishte një dokument i nënshkruar. Nëse plani i zbatimit parasheh një dinamikë specifike, atëherë do të jenë ndërmjetësuesit që do të sigurohen se do të ndodhë. Ata kanë renditur masa shpërblyese apo ndëshkuese për palët varet se si sillen apo si ecin me atë që është dakorduar gojarisht.” - ka thënë ai.
