Maliqi: Kurthuam NATO në veri e humbëm besueshmërinë, me rëndësi prijësi flet rrjedhshëm në CNN
Analisti politik, Agon Maliqi, ka thënë se me situatën në veri Kosova ka humbur kredibilitetin dhe besueshmërinë nga NATO-ja.
Sipas tij, NATO heziton të pranojë vende si Kosova që janë në ndonjë kontest të hapur me vende fqinje dhe për këtë arsye nuk pranohet as Kosova në NATO pa e zgjidhur çështjen me Serbinë.
Maliqi ka thënë se me situatën në veri apo siç shkruan ai: “pasi ia kurthuam NATO’s ushtarët në veri pa koordinim dhe e humbëm edhe atë pak trohë kredibiliti dhe besueshmërie, ia dhamë argumentin ma të mirë kundërshtarëve të Kosovës brenda NATO-s”.
Reagimi i tij:
Krejt hezitimi i NATO-s për me pranu vende si Kosova si anëtare buron prej frikës se një vend me kontest të hapur me vende fqinje përbën rrezik, sepse aleanca është e detyruar të të mbrojë. Për këtë arsye edhe nuk iu ofrua kurrë realisht anëtarësimi Ukrainës. Për këtë arsye edhe neve nuk na pranojnë pa e zgjidhur çështjen me Serbinë. E tash pasi ia kurthuam NATO’s ushtarët në veri pa koordinim dhe e humbëm edhe atë pak trohë kredibiliti dhe besueshmërie, ia dhamë argumentin ma të mirë kundërshtarëve të Kosovës brenda NATO-s. Se në interes të kujt është kjo situatë faktet flasin vetë. Gjithsesi, me rëndësi është se prijësi po flet rrjedhshëm në CNN.
