Maliqi kërkon nga presidentja Osmani që të veprojë: Dëshmo se je gruashtetase, ke kompetenca e detyra
Njohësi i çështjeve politike, Shkëlzen Maliqi ka thënë se presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani e ka mbi supe funksionalizimin e Kuvendit të Kosovës,, duke pyetur se për çfarë i ka këshilltarët që nuk po ia tregojnë detyrën më madhore që ka.
Në një shkrim në rrjetin social Facebook, Maliqi ka thënë se Osmani është dashur të kërkojë nga Kurti që ta lë menjëherë postin e kryeministrit ose mandatin e deputetit.
“Pastaj, është dashtë t'i thotë prej kohësh Kurtit që të le menjëherë ose kolltukun e Kryeministrit, ose Mandatin e deputetit! Kjo është shkelja dhe skandali më i madh që rrjedh nga bllokada e deritashme, ku përfitojnë Kurti dhe ministrat jashtë mandatit, ku tërë kohën marrin vendime ekzekutive që nuk i takon t'i marrin, dhe nuk e kanë kontrollin (Kuvendin) që mund t'i ndalë dhe ndëshkojë.
Presidentja është dashur me urgjencë të adresojë çështjen e uzurpimit të pushtetit, bile edhe pa u drejtua te Gjykata Kushtetuse, sepse e ka autoritetin e interpretimit të detyrave taksative që i ka me Kushtetutën e Kosovës, dhe njëra prej tyre është garantimi i funkcionalitetit të institucioneve përnes respektimit të ligjeve. Presidente Osmani, Nuk je kukull, por ke kompetenca dhe detyra, shpall dekrete ekzekutive, dëshmo se je gruashtetase!” – ka thënë ai.
Postimi i plotë: