"Maksimumi 10 mijë dinarë (85 euro)": Serbët e Kosovës ankohen se s'po mund t'i marrin penzionet e plota - NACIONALE

"Maksimumi 10 mijë dinarë (85 euro)": Serbët e Kosovës ankohen se s'po mund t'i marrin penzionet e plota

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Rradhë të gjata serbësh në veri kanë dalë në pritje të marrjes së penzioneve dhe asistencave të tjera të sociale që paguhen nga Serbia, të cilët ankohen se në bankomate nuk po mund të tërheqin më shumë se 10 mijë dinarë (85 euro), raportoi media serbe “Kosovo-Online”.

Pagesa është kufizuar në 10 mijë dinar, ndjehem i kërcënuar”, e citon media serbe një qytetar në veri pasi ka tërhequr paratë në dinarë.

Raportohet se e njëjta situatë është edhe në Leposaviq, ku maksimumi i tërheqjes është 10 mijë dinarë, teksa merren në pyetje qytetarë që “fajësojnë” Kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin.

Të tjerë ankohen se për të marrë shumën e plotë të parave u duhet të shkojnë në Rashkë dhe Kurshumli.

Lajme të ngjashme