Macron thotë se mobilizimi i urdhëruar nga Putini është "një gabim" - NACIONALE

Macron thotë se mobilizimi i urdhëruar nga Putini është "një gabim"

3 vjet më parë

nga Miranda Shala

Presidenti francez Emmanuel Macron e ka quajtur një “gabim” vendimin e presidentit rus Vladimir Putin për “mobilizim të pjesshëm” të qytetarëve rusë.

Duke folur për CNN, Macron tha gjithashtu se ky vendim i ri ishte një mundësi e humbur për "të shkuar në një rrugë drejt paqes".

"Disa muaj më parë Vladimir Putin përcjell një mesazh: 'U agresova nga NATO, ata shkaktuan situatën dhe unë sapo reagova. Tani, është e qartë për të gjithë se lideri që vendosi të shkojë në luftë, lideri që vendosi të përshkallëzohej është presidenti Putin”, u shpreh më tej Macron.

Ai shtoi se nuk ka asnjë shpjegim racional në lidhje me ktë, duke e quajtur pushtimin "strategjinë e ndërhyrjes së Gjermanisë" dhe një "pasojë pas Covid-19" për shkak të izolimit të Putinit gjatë pandemisë.

Lajme të ngjashme