LVV: Në qeverisjen tonë ndryshimi i gjendjes në Veri është i qartë
Lëvizja Vetëvendosje ka shpërndarë një video në llogarinë zyrtare në Facebook, me përmbledhje se në çfarë gjendje ishte veriu për 20 vjet, e si ka filluar të jetë tani. Siç ka shkruar kjo parti, shumëçka ka qenë përherë e mundshme, por nuk është bërë asnjëherë, duke akuzuar LDK-në, PDK-në, e AAK-në, për bashkëpunim me Listën Serbe dhe Millovan Radojiqiqin.
“Kjo për shkak se gjithmonë kur është folur për Mitrovicën gjithnjë është folur për ndarjen ose “Zajednicen”, thuhet nga VV-ja në përshkrimin e kësaj video.
Në videon e mëposhtme, thuhet se “ky është veriu që na e ka lënë PDK, AAK e LDK, por kjo gjendje ka filluar të ndryshojë drastikisht”.