Lutfi Haziri për 'takimin sekret' që e raportuan zviceranët: LDK merr pjesë kudo që ftohet, negocimi ndodh në Bruksel - NACIONALE

Lutfi Haziri për 'takimin sekret' që e raportuan zviceranët: LDK merr pjesë kudo që ftohet, negocimi ndodh në Bruksel

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, ka reaguar pas raportimeve se ka marrë pjesë në “negociatat sekrete”, siç u raportua nga një medium zviceran, “NZZ”.

Haziri përmes një shkrimi në llogarinë e tij në Facebook, ka thënë se Departamenti i Jashtëm i Zvicrës që nga viti 2015 mbështet takimet përmec CIG-ut, që mbahen mes përfaqësuesve politikë dhe të Kosovës dhe atyre të Serbisë.

“Ky Departament punon në rregullat e "Chatham House" dhe palët takohen sipas një orari për të diskutuar çështjet e hapura në mes të Serbisë dhe Kosovës, në linjat e dialogut të Brukselit, por që është më shumë takim rekomandues, sikur takimi i fundit i mbajtur në Zvicërr që ka dalë me një nonpaper dhe ka rekomanduar mënyrën si të dilet nga kjo gjendje e bojkotit të institucioneve tona nga ana e serbëve të Kosovës dhe rolin e Serbisë në këtë bojkot.” – ka shkruar ai.

Në fund, ai ka thënë se LDK merr pjesë kudo që ftohet për të diskutuar, por se negociatat bëhen vetëm në Bruksel.

Reagimi i plotë i Hazirit:

Përkundër që NZZ, si gazetë me prestigj të lartë, ka bërë një shkrim dhe Departamenti i Jashtëm i Zvicrës ka bërë sqarimet adekuate, tashmë dihet se prej vitit 2015, ky Departament mbështet përmes CIG-ut një takim të përfaqësuesve politikë të Kosovës dhe Serbisë në kuadër të dialogut.

Ky Departament punon në rregullat e "Chatham House" dhe palët takohen sipas një orari për të diskutuar çështjet e hapura në mes të Serbisë dhe Kosovës, në linjat e dialogut të Brukselit, por që është më shumë takim rekomandues, sikur takimi i fundit i mbajtur në Zvicërr që ka dalë me një nonpaper dhe ka rekomanduar mënyrën si të dilet nga kjo gjendje e bojkotit të institucioneve tona nga ana e serbëve të Kosovës dhe rolin e Serbisë në këtë bojkot.

Formate të tilla të takimeve kanë organizuar dhe mbështetur edhe vendet tjera.

LDK merr pjesë në çdo tavolinë që ftohet për të diskutuar çështje të tilla por negocimi i vetëm mbahet në Bruksel nga ana e kryeministrit, respektivisht Qeverisë së Kosovës.

Lajme të ngjashme