Lutfi Haziri i reagon Jasharajt: Gjilani nuk është komunë e VV-së, ka mbetur pa kryetar
Ish kryetari i Gjilanit nga LDK, Lutfi Haziri ka bërë një reagim ndaj kryetarit të SBAShK-ut, Rrahman Jasharajt.
Haziri i ka thënë se Gjilani nuk është komunë e VV-së, mos e ndaj kështu sepse ka mbetur pa kryetar.
Tutje ai ka thënë se kryetari Hyseni herë shkon në Podujevë e Kamenicë e herë ata ia kthejnë vizitën përfaqësuesit të tyre të VV-së, por jo Gjilanit.
"Një reagim ndaj Rrahman Jasharajt: Gjilani nuk është komunë e VV-së, mos na ndaj kështu, ju lutem se Gjilani ka mbetur pa kryetar. Herë ai shkon në Podujevë e Kamenicë e herë ata ia kthejnë vizitën përfaqësuesit të tyre të VV-së, por jo Gjilanit e Gjilanasve.
A e keni parë zëvendëskryeministrin Bislimi, vjen me zv/ministrin Hysen Durmishi te zëvendësi i Shejtim Bulliqit në Gjilan, për një autostradë të Gjlanit, që s’e kanë asnjë kontribut pos atij të ndaljes së punimeve", ka shkruar Haziri.