Lushtaku: Të shtunën marshohet për drejtësi dhe për të vërtetën e luftës sonë çlirimtare - NACIONALE

Lushtaku: Të shtunën marshohet për drejtësi dhe për të vërtetën e luftës sonë çlirimtare

1 javë më parë

nga NACIONALE

Kryetari i Komunës së Skenderajt, Sami Lushtaku, ka ftuar edhe një herë qytetarët e Kosovës që të marrin pjesë në marrshin e 12 shtatorit.

Ai ka treguar se të shtunën qytetarët e kësaj komune nisen në mënyrë të organizuar për Prishtinë.

Në profilin e tij në Facebook, ai ka shkruar se të shtunën marshohet për drejtësi dhe për të vërtetën e luftës.

“Të dashur qytetarë, Të shtunën me 12 shtator, nisemi të organizuar nga Skenderaj drejt Prishtinës për Marshin Protestues "Kosova po Pret". Ju ftoj që t'i bashkoheni kësaj thirrje për drejtësi dhe për të vërtetën e luftës sonë çlirimtare!”, ka shkruar Lushtaku.

Lajme të ngjashme