Lushtaku: Projektligji për zyrtarët publikë ka për synim kapjen e administratës
Deputeti i PDK-së, Mergim Lushatku, ka kritikuar Projektligjin për zyrtarët publikë, i cili sot po shqyrtohen në lexim të parë në Kuvendin e Kosovës.
Ai ka thënë se ky projektligj ka për synim kapjen e administratës publike.
Lushtaku ka bërë me dije se ky dokument është kritikuar edhe nga BE-ja dhe organizata tjera vendore dhe ndërkombëtare.
“Kemi një reagim të ashpër nga zyra e BE-së dhe nuk kemi asnjë reagim, asnjë plotësim-ndryshim gjatë diskutimit publik që e ka pasur Qeveria e Kosovës. Shkeljet edhe shqetësimet e mëdha janë edhe për kthimin e sistemit të karrierës në sistem të pozitave mandatore, ku shihet qartë legjitimimi politik i administratës publike”, ka thënë Lushtaku.
Ai ka bërë me dije se PDK-ja do të votojë kundër këtij projektligji.
“Nëse kalon do t`i ndërmarrim të gjitha hapat, sepse argumentojmë se ka shkelej të mëdha kushtetuese dhe ligjore”, është shprehur Lushatku.