Lushtaku: Projektet që PDK-ja i ka ndërtuar ndër vite, Qeveria Kurti nuk është në gjendje as t’i mirëmbaj - NACIONALE

Lushtaku: Projektet që PDK-ja i ka ndërtuar ndër vite, Qeveria Kurti nuk është në gjendje as t’i mirëmbaj

3 javë më parë

nga NACIONALE

Kandidati për deputet i PDK-së, Mërgim Lushtaku, ka reaguar për kontratën për largimin e dheut në autostradën “Ibrahim Rugova”.

Ai ka bërë me dije se projektet që PDK-ja i ka ndërtuar nder vite, Qeveria Kurti nuk është në gjendje as t`i mirëmban.

“4.6 milionë euro kontratë për heqjen e dheut! Ato që PDK-ja i ka ndërtuar ndër vite, këta nuk janë në gjendje as t’i mirëmbajnë. Ndërkohë, kontrata prej 4.6 milionë eurosh vetëm për heqjen e dheut duhet të trajtohet me urgjencë nga Prokuroria. Gjithsesi, e vetmja e mirë në gjithë këtë turp dhe në këtë kontratë skandaloze është se njerëzit nuk do ta humbin jetën si pasojë e këtyre rrëshqitjeve të dheut dhe mungesës së reagimit me kohë. Qytetarët meritojnë siguri, përgjegjësi institucionale dhe transparencë për çdo cent të parasë publike”, ka shkruar Lushtaku.

Lajme të ngjashme