Lushtaku përkujton disa dëshmorë të Drenicës: Gjaku i të rënëve u bë themel i lirisë
Ish-komandanti i UÇK-së për Zonën Operative të Drenicës, Sami Lushtaku, ka përkujtuar disa dëshmorë të Drenicës.
Ai ka bërë me dije se gjaku i të rënëve është bërë themel i lirisë së Kosovës.
“Në përkujtim të rënies së dëshmorëve të kombit që u flijuan me 27 Mars 1999 në Drenicë, sot kujtojmë dëshmorët Xhavit Gashi e Arsim Gashi nga Kryshefci, Hamdi Hasani, Ahmet Osmani e Nazmi Osmani nga Kllodernica, Mexhit Miftari e Idriz Sejdiu nga Runiku, Ismajl Loshi e Sami Loshi nga Pemishta, Muhamet Musliu nga Vojniku dhe Ismet Dragaj nga Leqina. Gjaku i të rënëve u bë themel i lirisë së Kosovës. Lavdi e përjetshme!”, ka shkruar Lushtaku në profilin e tij në “Facebook”.