Lushtaku: Osmani është një fëmijë i lazdruar që po mundohet të tërheq vëmendjen - NACIONALE

Lushtaku: Osmani është një fëmijë i lazdruar që po mundohet të tërheq vëmendjen

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Deputeti ii Partisë Demokratike të Kosovës, Mërgim Lushtaku ka reaguar pas fjalimit të Presidentë, Vjosa Osmani me c’rast kritikoj ish-Presidentin, Hashim Thaçi.

Lushtaku rreth kësaj ka thënë se Osmani ka kritika të ulëta ndaj ish-presidentit Thaçit, dhe sipas tij ajo mundohet të ulë pozitën e presidentit duke u “marr me pallavra”.

Osmani ka kritika të ulëta dhe ndaj ish-presidentit Hashim Thaçi. Kur e dëgjon një fjali të tillë është e turpshme për një presidente të vendit. E dimë që Thaçi me bashkëluftëtarët e UÇK-së janë ata që e kanë çliruar vendin. Ai i ka bërë kufijtë bashkë me ata burra dhe e ka bërë shtetin që sot Osmani mundohet të përvetësojë dhe të ulë pozitën e presidentit duke u merr me pallavra të tilla”, tha në emisionin “Ditari” në tëvë1.

Sipas deputetit të PDK-së Osmani është treguar si një fëmijë i lazdruar që po mundohet të tërheq vëmendje me atë çfarë në fillim të karrierës së saj politike është munduar të ngrihet në pozitë.

Osmani është një fëmijë i lazdruar që po mundohet të tërheq vëmendjen me atë çfarë në fillim të karrierës së saj politike është munduar të ngrihet në pozitë. Tani nuk ka askënd të tërheq vëmendjen edhe të viktimizohet, por duhet të merret me Thaçin që është në Hagë. Në vend se të thirr për mbështetje dhe mbrojtje të luftës së UÇK-së po tregon se është në anën e Serbisë”, përfundoi Lushtaku

Lajme të ngjashme