Lushtaku lëshon mbledhjen e komisionit, përplaset me Mujën për BQK-në - NACIONALE

Lushtaku lëshon mbledhjen e komisionit, përplaset me Mujën për BQK-në

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Sot Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere ka mbajtur mbledhjen e radhës ku ka shqyrtuar Raportin e shpenzimeve të Kuvendit të Kosovës.

Në fillim të kësaj mbledhje ka pasur një përplasje nëpërmjet deputetit të PDK-së Mërgim Lushtakut dhe kryesuesit i këtij komisioni z. Armend Muja. Kjo përplasje ndodhi për shkak se Lushtaku ka kërkuar që të futet në rend të ditës diskutimi për grupin punues për mbikëqyrje të zbatimit të Ligjit për BQK-në që të angazhojë dy ekspertë për këtë çështje.

Si grup punues ne mund të dakordohemi të vendosim si pikë të rendit të ditës, sa di unë ju nuk jeni anëtar i grupit punues”, i është drejtuar Muja Lushtakut në komision.

Tutje, deputeti Lushtaku e ka pyetur se a është i sigurtë për këtë gjë.

A je i sigurt që nuk jam në grupin punës?”, i është përgjigj deputeti Lushtaku.

Muja tha se kjo çështje do të duhet të propozohet tri ditë para mbledhjes dhe se sipas tij duhet që të trajtohet si pikë e veçantë.

Paraprakisht kur thirrën mbledhjet rregullorja është shumë e qartë, tri ditë përpara shpërndahën materialet për të gjithë deputetët që ata me i pasë ato materiale dhe me qenë në dijeni se për çfarë po diskutojnë edhe në këtë rast nëse është sygjerimi juaj që të futet si pikë e veçantë e rendit të ditës unë sygjerojë që të plotsohet dhe ndryshohet rendi i ditës me një pikë shtesë”, ka thënë Muja.

Edhe ish-kryeministri Avdullah Hoti ka kërkuar që kjo çështje të futet si pikë e parë e rendit të ditës siç edhe kërkonte deputeti Lushtaku.

Meqenëse Muja nuk u pajtua që kjo çështje të futet si pikë e parë e rendit të ditës, deputeti Lushtaku lëshoi komisionin.

Ju vazhdoni me kokfortësinë tuaj nuk është problem, kur një pikë me kërkesën tonë kërkohet që të futet në rëndin e ditë dhe nuk ka kompromis atëherë paramendo në qështjet e tjera që janë më vitale. Ju vazhdoni me kokfortësinë tuaj, unë po vazhdoj me mbledhjën e radhës”, është shprehur Lushtaku duke u ngritur të largohet nga Komisioni.

Lajme të ngjashme