Lushtaku: Kosova ka nevojë për më shumë decentralizim, jo për Qeveri që kërkon ta mbledhë çdo vendim në kolltuqet e tyre - NACIONALE

Lushtaku: Kosova ka nevojë për më shumë decentralizim, jo për Qeveri që kërkon ta mbledhë çdo vendim në kolltuqet e tyre

1 orë më parë

nga NACIONALE

Kryetari i Komunës së Skenderajt, Sami Lushtaku, ka vlerësuar se sot komunat e Kosovës janë ngritur fuqishëm kundër qasjes së Qeverisë që po e dobëson pushtetin lokal.

Ai ka bërë me dije se çdo përpjekje për t’i dobësuar komunat është përpjekje për ta larguar vendimmarrjen nga qytetari.

Në profilin e tij në Facebook, Lushtaku ka shkruar se pushtetet komunale janë të zgjedhura nga qytetarët dhe kanë mandat kushtetues e ligjor për t’i udhëhequr punët e tyre.

“Sot, komunat e Kosovës u ngritën fuqishëm kundër qasjes së Qeverisë që po e dobëson pushtetin lokal dhe po cenon kompetencat e komunave. Qeveria nuk mund t’i marrë kompetencat komunave, t’ua lërë barrën financiare dhe pastaj të kërkojë llogari për shërbimet ndaj qytetarëve. Kjo protestë është mbi të gjitha përplasje mes demokracisë dhe autoritarizmit. Pushtetet komunale janë të zgjedhura nga qytetarët dhe kanë mandat kushtetues e ligjor për t’i udhëhequr punët e tyre. Çdo përpjekje për t’i dobësuar ato është përpjekje për ta larguar vendimmarrjen nga qytetari”, ka shkruar ai, duke shtuar se Kosova ka nevojë për më shumë centralizim.

“Sot ishte protesta e komunave, por mbi të gjitha ishte paralajmërim politik se pushteti lokal nuk do të heshtë përballë padrejtësive dhe cenimit të autonomisë së tij. Kosova ka nevojë për më shumë decentralizim, më shumë kompetenca dhe më shumë fuqi për komunat dhe jo për një Qeveri që kërkon ta mbledhë çdo vendim në kolltuqet e tyre!”, ka shkruar ai.

Lajme të ngjashme