Lushtaku e LDK-së e quan tragjedi për demokracinë emërimin e aktivistit të VV-së si drejtor në RTK
Kryetarja e Forumit të Gruas në Lidhjen Demokratike të Kosovës, Jehona Lushtaku ka reaguar pas emërimit të aktivistit së LVV-së, Rilind Gërvalla, si drejtor i televizionit në RTK.
Sipas saj, kjo çkapje dhe tragjedi për demokracinë dhe fjalën e lirë.
“Një çkapje si kjo! Një aktivist i VV-së drejtor në RTK. Lajm tragjik për demokracinë, median dhe fjalën e lirë në Kosovë. Urime, atyre që shpresonin për ndryshime pozitive!” – ka shkruar Lushtaku në llogarinë e saj në Facebook.
