Lushi për zgjedhjet në VV: Duhet të këtë qarkullim demokratik ose Vetëvendosje është klub privat i Albin Kurtit
Analisti nga Amerika, Uk Lushi, ka thënë disa fjalë për zgjedhjet e brendshme në Vetëvendosje.
Lushi ka thënë se në VV po vazhdohet të mbështet kulti i indvidit pasi që Albin Kurti nuk ka asnjë kundër-kandidat.
Ai ka thënë është për t’u çuditur se si nuk ka garë demokratike në VV kur dihet se shkollat nuk i kanë kryer në vendet totalitare.
“VV duhet të këtë qarkullim demokratik edhe në ndërrimin e njeriut të parë ose është klub privat i Albin Kurtit.”, ka shkruar ai ndër të tjera.
Shkrimi i plotë:
Garë e fortë demokratike sot për të zgjdhur kreun e ri të VV-së. Intelektualët dhe akademikët e VV-së hiç asnjë fjalë për mungesën e konkurrencës. Vazhdojnë të mbêshtesin kultin, ndonëse shkollat dhe doktoratat nuk i kanë kryer as në Kore të Veriut, as në Kinë dhe as në Kubë. Turpi bie mbi intelektualët dhe akademikët e VV-së që po heshtin. VV duhet të këtë qarkullim demokratik edhe në ndërrimin e njeriut të parë ose është klub privat i Albin Kurtit.
