Lushi me kërkesë në Facebook: Ju lus të lexoni e pakta një libër, do të lexohen 72 mijë libra - NACIONALE

Lushi me kërkesë në Facebook: Ju lus të lexoni e pakta një libër, do të lexohen 72 mijë libra

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Analisiti nga Amerika, Uk Lushi, i ka kërkuar komunitetit të tij në Facebook që të lexojnë libra.

Kërkesa e tij është që gjatë vitit 2023 të secili të lexojë ta paktën një libër.

Ai ka thënë se nëse kjo bëhet, atëherë do të lexohën 72 mijë libra.

"Kush e pranon këtë sfidë të bukur dhe krejt të lehtë?", ka pyetur ai.

Shkrimi i plotë i tij:

Për vitin 2023 kam një dëshirë që ju lus të ma plotësoni: secili dhe secila nga ju të lexoni e pakta një libër në muaj për 12 muajt e vitit 2023.

Llogaritur me përafrim gjeneral i bie, nëse të gjithë nga friends dhe folloëers vendosni të veproni, do të lexohen 72 000 libra.

Kush e pranon këtë sfidë të bukur dhe krejt të lehtë?

Lajme të ngjashme