Lushi ka një kërkesë për Kuvendin e Qeverinë: Vetting edhe për Gjykatën Speciale - NACIONALE

Lushi ka një kërkesë për Kuvendin e Qeverinë: Vetting edhe për Gjykatën Speciale

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Ish-ushtari i UÇK-së dhe veprimtari i lobit-shqiptaro-amerikan, Uk Lushi, ka kërkuar Vetting edhe për prokurorët e gjyqtarët e Gjykatës Speciale.

Lushi përmes një shkrimi në llogarinë e tij në Facebook, ka thënë se Kuvendi dhe Qeveria e Kosovës duhet ta bëjnë këtë.

“Kuvendi dhe qeveria e Kosovës duhet të bëjnë vetingun edhe të prokurorëve dhe gjykatësve të Gjykatës Speciale”, t“Kuvendi dhe qeveria e Kosovës duhet të bëjnë vetingun edhe të prokurorëve dhe gjykatësve të Gjykatës Speciale”, tha ai.

Vlen të theksohet se për nesër, në Kosovë, më konkretisht në Gjilan, ishte planifikuar një vizitë e gjykatëses Ekaterina Trendafilova.

E njëjta u anulua pas paralajmërimit për protestë, të organizuar nga Partia Socialdemokrate.

Trendafilova, është bërë e ditur se aktivitetin e saj me shoqërinë civile do ta kryej pëmes internetit në orën 10:00.

Lajme të ngjashme