Lushaku-Sadriu: Qeveria pas dënimit të nxënësve, tani po dënon dhe disiplinon mësimdhënësit
Kryetarja e Forumit të Gruas së LDK-së, Jehona Lushaku-Sadriu, ka thënë se Qeveria pas dënimit që ia ka bërë nxënësve, tani po dënon dhe disiplion mësimdhënësit.
Lushaku-Sadriu në shkrimin e saj në Facebook, ka akuzuar Qeverinë për ndëshkim të mësimdhënësve pavarësisht rritjes ekonomike që trumbetohet nga ta.
“Si është e mundur që ‘Qeveria me rritjen më të madhe ekonomike ndonjëherë'- siq thonë- të ndëshkojë shtyllën e arsimit, mësimdhënësit?! Do të thotë rritja ekonomike, nuk nënkupton rritje mbështëtjeje për arsimin?!.”, ka shkruar ajo.
Shkrimi i saj i plotë:
Qeveria njëherë dënoj nxënësit dhe tani po i dënon dhe disciplinon mësimdhënësit. Disciplinim në vend të drejtës për grevë, për të ju shërbyer edhe si shembull të tjerëve.
A është ky drejtimi që ka marë shteti jonë; duke disciplinuar qytetarët dhe punëtorët publik?!
Në vend të talljes me mësimdhënësit duhet të mendohet për dëmin dhe frikën që i është shkaktuar nxënësve dhe prindërve, si asnjëherë në historinë e arsimit të Kosovës.
E gjithë kjo në kohën kur qeveria i mbanë paratë larg nga investimi dhe qarkullimi në ekonominë e vendit në kohë krize. Si është e mundur që ‘Qeveria me rritjen më të madhe ekonomike ndonjëherë'- siq thonë- të ndëshkojë shtyllën e arsimit, mësimdhënësit?! Do të thotë rritja ekonomike, nuk nënkupton rritje mbështëtjeje për arsimin?!.
Përfundimisht, ndëshkimi i mësimdhënësve me ndalje page krijon një krizë shoqërore, e cila është pakrahasimisht më e dëmshme se krizat tjera që po kalojmë.
