Lushaku-Sadriu nënshkruan zotimin për mbrojtjen e fëmijëve: Edhe në Kuvend do të jem zëri i tyre
Drejtoresha e Arsimit në komunën e Prishtinës, Jehona Lushaku-Sadriu, ka nënshkruar zotimin nga KOMF për mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve.
Ajo ka thënë se edhe në Kuvend do të jetë zëri i tyre.
Postimi:
EDHE NË KUVEND DO TË JEM ZËRI I TYRE
Sapo e nënshkrova zotimin për të mbështetur mbrojtjen e fëmijëve sepse dua të jem zëri i fëmijëve në Kuvendin e Republikës së Kosovës.
Koalicioni i OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve – KOMF ka kërkuar nga kandidatët për deputetë që të mbështesin zotimet për mbrojtjen e fëmijëve. E mbështes pa asnjë rezervë fushatën e ‘Koalicionit të OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve – KOMF’. Me kënaqësi do të investoj në politikat për mirëqenien e fëmijëve pa dallim, duke e bërë atë çështje prioritare për Kuvendin e ardhshëm.
Angazhimi për mirëqenien e fëmijëve për mua është vetëm zgjerim në një dimension tjetër, krahas punës për reformim të arsimit, po ashtu më fëmijë, e nisur në Prishtinë dhe së shpejti e shtrirë edhe nëpër të gjitha komunat e Kosovës.