Lushaku-Sadriu: Mësimi gjithëditor siguron edukim më cilësor për fëmijët - NACIONALE

Lushaku-Sadriu: Mësimi gjithëditor siguron edukim më cilësor për fëmijët

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Viti i ri shkollor për nxënësit e shkollave fillore dhe të mesme ka filluar sot në të gjithë Kosovën.

Në kryeqytet ka filluar mësimi gjithëditor në disa shkolla.

Kryetari i komunës së Prishtinës, Përparim Rama bashkë më nënkryetaren njëherësh dhe drejtoreshën e Arsimit në Prishtinë , Jehona Lushtaku- Sadriun kanë vizituar shkollën “Qamil Batalli” njërën nga shkollat që filloj sot mësimin gjithë ditor.

Kryetari Rama falënderoj prindërit për besimin dhe tha se ky mësim do të ofrojë kushte më të mira për nxënësit dhe prindërit.

“Falënderoj të gjithë prindërit për besimin në këtë proces transformues për kryeqytetin. Mësimi tërëditor do të ofrojë kushte më të mira nxënësve e po ashtu edhe prindërve”, tha ai.

Drejtoresha e Arsimit në Prishtinë tha se mësimi tërëditor siguron edukim cilësor të femijet dhe se është një gur themel për asimin në kryeqytet.

“Është një gurthemel për arsimin në kryeqytet dhe një model për gjithë Kosovën, e cila do të mundësojë zhvillimin dhe ngritje në karrierë”, tha Lushaku.

Lajme të ngjashme