Lushaku - Sadriu: Dialogu me Serbinë ka degraduar, zëvendëskryeministri i Kosovës po merret me këto çështje - NACIONALE

Lushaku - Sadriu: Dialogu me Serbinë ka degraduar, zëvendëskryeministri i Kosovës po merret me këto çështje

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Kryetarja e re e Forumit të Gruas të LDK-së, Jehona Lushaku-Sadriu, vlerëson se dialogu me Serbinë ka degraduar, pasi që sipas saj, zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, po merret me këto çështje e jo nivelet më të larta.

Lushaku – Sadriu në një intervistë për gazetën Nacionale, ka deklaruar se Qeveria Kurti ka ndryshuar qëndrimet në raport me dialogun.

“Ndryshimi i qëndrimeve të kësaj qeverie në raport me dialogun është vetëm një dëshmi se ardhja në pushtet e tyre ka qenë një lloj diskursi populist, i bazuar në ndërtimin e disa kauzave shpeshherë të paqena, të cilat kanë bërë dëme përgjatë historisë. Edhe fakti se ata nuk i mbajnë fjalët tregon shumë se sa të vërteta kanë qenë këto. Dialogu është diçka që është e ankoruar edhe në dokumentet e BE-së. E kemi kusht dhe duhet ta përmbyllim në një kohë rekorde, sa më shpejt është më mirë. Çka ka ndodhur me këtë qeveri është joserioziteti në qasje. Prej premtimit te dialogu si nga prioritet e fundit të qeverisë ka dalë të bëhet preokupimi i qeverisë, por duke mos e trajtuar seriozisht ka degraduar në një dialog të natyrës teknike. Kemi parë një udhërrëfyes të nënshkruar, i cili derivon nga një marrëveshje e nënshkruar me parë, që nuk ka pësuar asnjë ndryshim. Po ashtu kemi pas të bëjmë me marrëveshje që ka pasur të bëj me stikers. Pra, dialogu ka degraduar, sepse është zëvendëskryeministri që merret me ketë çështje dhe jo nivelet më të larta. Duke e trajtuar kështu nuk shohim ndonjë perspektivë që kjo të rezultojë me ndonjë marrëveshje konkrete”, ka thënë ajo.

Kryetarja e Forumit të Gruas së LDK-së, mes tjerash për gazetën Nacionale ka thënë se kryeministri Albin Kurti duhet ta marrë përgjegjësinë në dialog sa më shpejt që është e mundur.