Lushaku-Sadriu: Bota është kthyer kundër nesh, për fajin e qeverisë Kurti - NACIONALE

Lushaku-Sadriu: Bota është kthyer kundër nesh, për fajin e qeverisë Kurti

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Kryetarja e Forumit të Gruas së Lidhjes Demokratike të Kosovës, Jehona Lushaku-Sadriu ka thënë se për fajin e qeverisë, bota është kthyer kundër nesh.

Lushaku-Sadriu ka thënë se masat ndëshkuese ndaj Kosovës janë alarm dhe dëshmi se veprimet e Qeverisë Kurti nuk janë të duhura.

Ajo tutje ka thënë tashmë është dashur të na prezantohet rruga drejt afrimit me BE-në, mirëpo është duke u prezantuar lista e ndëshkimeve për shtetin tonë.

Postimi i plotë:

Bota është kthyer kundër nesh, për fajin e qeverisë sonë!

Masat ndëshkuese ndaj Kosovës janë alarm dhe dëshmi se veprimet e Qeverisë Kurti nuk janë të duhurat. Arsyetimet dhe e drejta nuk janë argumente më, bota është kthyer kundër shtetit tonë! Këto veprime kanë unifikuar botën perëndimore kundër nesh. Por, edhe përtej.

Ndëshkimi që do të na faturohet do të prek shtetin tonë, secilin qytetar; do të prekë qeverinë edhe vet kryeministrin. Do të hyjmë në listën e të sanksionuarve të botës demokratike, ku rendi e ligji janë sinonimi i shtetit e sovranitetit.

Në vend se të na prezantohet rruga drejt afrimit me BE, po na prezantohet lista e ndëshkimeve për shtetin tonë!

Ky është kthim i rrezikshëm U i rrugës së ardhmërisë së shtetit tonë.

Kjo është humbja më e madhe që ka njohur shteti i Kosovës!

Lajme të ngjashme