Lushaku: “Propozimi i Kurtit i papranueshëm për LDK-në, kërkoi ta ketë edhe presidentin” - NACIONALE

Lushaku: “Propozimi i Kurtit i papranueshëm për LDK-në, kërkoi ta ketë edhe presidentin”

5 muaj më parë

nga NACIONALE

Shefja e Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Jehona Lushaku, tha se “është e papranueshme” që Vetëvendosja të merr edhe institucionin e presidentit.

Kjo, sipas saj, ishte edhe arsyeja e dështimit të bisedmeve të sotme mes Albin Kurtit të Vetëvendosjes dhe Lumir Abdixhikut të Lidhjes Demokratike të Kosovës.

“Propozimi ishte i papranueshëm sepse u kërkua që presidenti t’i takojë Vetëvendosjes”, tha ajo në T7.

“Tendenca e një partie politike për t’i kapur dy institucione ekzekutive nuk është as e sinqertë e as dashamirëse”, ka thënë ajo.

Lajme të ngjashme