Lushaku e LDK-së: Mehaj shikoi si spektator, derisa Kurti acaronte gjuhën ndaj KFOR-it - NACIONALE

Lushaku e LDK-së: Mehaj shikoi si spektator, derisa Kurti acaronte gjuhën ndaj KFOR-it

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Jehona Lushaku nga Lidhja Demokratike e Kosovës ka reaguar pas dorëheqjes së ministrit të Mbrojtjes, Armend Mehaj.

Lushaku përmes një shkrimi në llogarinë e saj në Facebook, ka thënë se Mehaj ka shikuar si spektator derisa Kurti acaronte gjuhën ndaj KFOR-it, e “teksa në ministri pyetej zëvendësministri”.

“Klima albiniane e padurueshme edhe për ministrat. Por, jo për ata që i shërbejnë kontratave njëburimore, shpenzojnë rezervat e shtetit pa procedurë e ambasadorëve skandalozë-milionerë.” – ka shkruar tutje ajo.

Në fund, Lushaku ka thënë se nuk duhet të ketë vetëm dorëheqje, por edhe përgjegjësi.

Postimi i plotë:

Ka shikuar si spektator, ministri i ardhur nga mërgata Mehaj, teksa kryeministri blente dronë që as në Kosovë s’mund t’i lëshonte; teksa kryeministri acaronte gjuhën ndaj KFOR-it; teksa i anulohej pjesëmarrja e ushtrisë sonë në Defender 23; teksa për punët në ministri pytej zëvendësministri. E për një të ulur në parada ushtarake, më mirë të dorëhiqesh.

Klima albiniane e padurueshme edhe për ministrat. Por, jo për ata që i shërbejnë kontratave njëburimore, shpenzojnë rezervat e shtetit pa procedurë e ambasadorëve skandalozë-milionerë.

Jo vetëm dorëheqje, përgjegjësi!

Lajme të ngjashme