Lushaku e LDK-së: Kush do ta mendonte që Qeveria nuk do ta shënonte Ditën e Kushtetutës
Kryetarja e Forumit të Gruas së LDK-së Jehona Lushaku-Sadriu ka reguar ndaj heshtjes së krerëve shtetërorë në ditën e Kushtetutës së Kosovës.
Lushaku-Sadriu pyeti se kush do ta mendonte që Qeveria e shtetit të Kosovës nuk do ta uronte përvjetorin e 15 të Kushtetutes së Kosovëvës.
Ajo tha se ekzekutivi aktual nuk e cilëson të rëndësishme “Ditën e Aktit më të lartë shtetëror në bazë të të cilit rregullohet shteti ynë”.
Postimi i plotë:
Kush do ta mendonte, që do të vijë dita që Qeveria e shtetit tonë nuk do ta shënonte Ditën e Kushtetutës së Kosovës?! Asnjë fjalë urimi Kryeministri Kurti; asnjë fjalë asnjëri nga ministrtat. Qeveria nuk e konsideron të rëndësishme Ditën e Aktit më të lartë shtetëror në bazë të të cilit rregullohet shteti ynë.
Kryeministri Kurti dhe asnjë nga ministrat nuk e ka thënë asnjë fjalë urimi sot, ngase ata janë të vetëdijshëm që e kanë SHKELUR në mënyrë flagrante këtë akt.
Më shumë rreth kësaj: 9 Prilli shënon ditën e ratifikimit të Kushtetutës së Kosovës. Kushtetuta është akti më i lartë politik e juridik i vendit. Ky dokument është dokumenti suprem, më i larti për të cilën shoqëria kosovare është pajtuar të ndërtoj jetën sociale, politike e juridike. Nga aty rrjedhin të gjitha ligjet e rregullat për funksionimin e shtetit. Sot janë bërë 15 vjet nga miratimi i Kushtetutës së Republikës së Kosovës.