Lumir Abdixhiku vazhdon përgatitjet për zgjedhje: Zhvillon takim online me mërgatën - NACIONALE

Lumir Abdixhiku vazhdon përgatitjet për zgjedhje: Zhvillon takim online me mërgatën

2 muaj më parë

nga NACIONALE

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka vazhduar me përgatitjet për zgjedhje.

Ai ka pasur takim virtual me mërgatën.

Postimi:

Në vijim të zhvillimeve të fundit, dhe në përgatitje për hapat e ardhshëm, mbajtëm një takim virtual me të gjitha 88 nëndegët e LDK-së në mërgatë.

I njoftova për rrjedhën e proceseve negociuese, të cilat fatkeqësisht dështuan, përkundër vullnetit tonë maksimal dhe kërkesave tona minimale - veç demokraci. Por ky dështim nuk është fund; është moment kthese. Dhe atë kthesë e madhe per Lidhjen.

Folëm hapur për momentin politik dhe për domosdoshmërinë e bashkimit të së djathtës brenda LDK-së; si rruga e vetme për ta kthyer drejtimin e vendit dhe për të ndërtuar një alternativë të denjë për qytetarët.

U dakorduam për mobilizim të plotë dhe nisjen e menjëhershme të përgatitjeve për tubime e takime në mërgatë. Mërgata jonë nuk është vetëm mbështetje; është pjesë vendimtare e kthesës që po ndërtojmë.

Koha për pritje ka përfunduar.

Koha për veprim ka nisur.

Lajme të ngjashme