Luljeta Boshnjaku: 99% e mësimdhënësve e kanë refuzuar ofertën e Qeverisë - NACIONALE

Luljeta Boshnjaku: 99% e mësimdhënësve e kanë refuzuar ofertën e Qeverisë

2 javë më parë

nga NACIONALE

Anëtarja e këshillit grevist nga Sindikatës së Bashkuar të Arsimit dhe Shkencës (SBASHK), Luljeta Boshnjaku, ka bërë me dije se 99% të mësimdhënësve e kanë refuzuar ofertën e Qeverisë.

Në një intervistë për KosovaPress, ajo ka thënë se në takimin e djeshëm ministrja Nagavci nuk ka pasur ndonjë ofertë të re, por vetëm i është referuar pakos së kryeministrit.

Ne e kemi pyet anëtarësinë për ofertën që është bërë prej kryeministri dhe mund të themi se 99% nuk e kanë pranuar një ofertë të tillë. Kërkesa jonë është e thjeshtë, 100 euro derisa të fillon implementimi i ligjit. Meqenëse të dy takimet ishin pa kurrfarë rezultati, greva vazhdon edhe ditëve në vijim, pra deri të fillon realizimi i kërkesave tona”, ka thënë Boshnjaku.

Sipas saj, kërkesat e mësimdhënësve janë të qarta.

“Takimin që ishte me ministren Nagavci, ishte një shenjë e mirë që ministria na ftoi në dialog, mirëpo nuk ishte dialog, sepse nuk kishte ndonjë ftesë të re ose ndonjë ofertë të re, vetëm është referuar në pakon e kryeministrit. Takimi ishte i pa suksesshëm”, është shprehur ajo.

Lajme të ngjashme