“Lule Gjeli” merret edhe me Ermal Sadikun, ky ia kthen: Jo Gent, unë nuk mshefna, nuk ofendoj, nuk shantazhoj - NACIONALE

“Lule Gjeli” merret edhe me Ermal Sadikun, ky ia kthen: Jo Gent, unë nuk mshefna, nuk ofendoj, nuk shantazhoj

1 orë më parë

nga NACIONALE

Deputeti i zgjedhur i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Ermal Sadiku, është një nga figurat e fundit që është vënë në shënjestër të profilit anonim “Lule Gjeli”.

Pasi u raportua se prapa këtij profili mund të qëndrojë një person me emrin Gent Prokshi, i cili dyshohet se ka përdorur edhe identitete të tjera, Sadiku ka reaguar në postimin ku përmendet emri i tij.

“Jo Gent une perfaqesoj cdo gje te kundert me ty. Nuk mshefna si ti mas profileve te rreme, nuk ofendoj, nuk i shantazhoj njerzit”, ka komentuar zyrtari i LDK-së.

Kujtojmë se Prokuroria Speciale ka nisur hetime lidhur me këtë profil të rremë, i cili në vazhdimësi është akuzuar për shantazhimin dhe kërcënimin e kritikëve të Lëvizjes Vetëvendosje.

Lajme të ngjashme