“Luja Albin, luja”, Demhasaj: Dëshmon në gjykatë për një kërcënim, por jo në prokurori për korrupsion - NACIONALE

“Luja Albin, luja”, Demhasaj: Dëshmon në gjykatë për një kërcënim, por jo në prokurori për korrupsion

10 muaj më parë

nga NACIONALE

Ish-kandidati i AAK-së për deputet, Adem Demhasaj, ka komentuar paraqitjen e sotme të kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, para gjykatës.

Ai ka ironizuar me këtë veprim të Kurtit, duke e vlerësuar si historik.

Në profilin e tij në “Facebook”, Demhasaj ia ka rikujtuar Kurtit që nuk po dëshmon në prokurori për aferat korruptive.

“Pamje “historike” – Kryeministri në detyrë/Deputeti Kurti, dëshmon në gjykatë për një kërcënim! Ama për aferat me miliona e miliona euro, tendera, korrupsion nuk bën me shku me deshmu në Prokurorin Speciale… aty s’ka kohë me u paraqit, se qenka shumë i zënë me “drejtësi selektive”! Luja Albin, luja… Luja popullit sa të mundesh!”, ka shkruar ai.

Lajme të ngjashme