Lubonja i qartë: Flamuri izraelit në Tiranë, më shumë ngjan si servilizëm sesa si solidaritet
Fatos Lubonja, ish-disident dhe i burgosur në kohën e komunizmit, është një nga emrat më të njohur të Shqipërisë në Kosovës.
Duke folur për konfliktin mes Izraelit dhe Hamasit, Lubonja ka komentuar edhe vendosjen e flamurit izraelit në qendër të Tiranës.
Lubonja vlerësoi se një gjest i tillë “më shumë ngjan si servilizëm sesa si solidaritet”. Tutje, ai ka vlerësuar se duhet solidaritet, por problemet nuk zgjidhen “me një servilizëm që të tjerët nuk e bëjnë”.
“Pashë atë flamurin izraelit që ishte vënë në qendër të Tiranës, nën stilin e Edi Ramës që më shumë ngjan si servilizëm sesa si solidaritet. Ne jemi një vend me shumicë myslimane, që kemi raporte edhe me Turqinë, që janë më të kujdesshëm ndaj kësaj çështjeje. Nëse ju kujtohet kur ishte çështja e zhvendosjes së ambasadës në Jerusalem, Shqipëria nuk pranoi duke qëndruar në aleancë me Erdoganin në atë kohë. Patjetër që duhet të ketë solidaritet dhe akti duhet dënuar, por nuk zgjidhen kështu problemet, me një servilizëm që të tjetër nuk e bëjnë.” – deklaroi ai, transmeton Lapsi, gazetë opozitare në Shqipëri.