Luanin bixhoz, Policia arreston tre persona në Gjakovë
Policia e Kosovës po i vazhdon aktivitetet e saja në luftimin e dukurive që bien ndesh me ligjin.
Si rrjedhojë, tre persona janë arrestuar në Gjakovë sot pasi në një lokal në rrugën “Nëna Tereza” ishin kapur duke luajtur bixhoz.
Në njoftimin e lëshuar nga policia thuhet se të dyshuarit akuzohen për veprat penale organizim me skema piramidale dhe bixhoz i kundërligjshëm.
Të arrestuarit janë pronari i lokalit, F.M, dhe dy të tjerë M.Gj e F.F.