Luani e mbyt punëtorin e kopshtit që ishte kujdesur gati një dekadë për të në Nigeri - NACIONALE

Luani e mbyt punëtorin e kopshtit që ishte kujdesur gati një dekadë për të në Nigeri

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Një punëtor i një kopshti zoologjik në një universitet në Nigeri është mbytur nga njëri prej luanëve për të cilët ishte kujdesur për gati një dekadë.

Olabode Olawuyi, i cili ishte përgjegjës për kopshtin zoologjik të Universitetit “Obafemi Awolowo”, u sumua përderisa po i ushqente luanët, thuhet në njoftimin e universitetit, raporton televizioni BBC.

Kolegët nuk ia dolën që ta shpëtonin atë, pasi njëri nga luanët tashmë e kishte plagosur për vdekje, thuhet më tej në njoftim. Luani që e mbyti punëtorin është ekzekutuar.

Punëtori, teknolog i veterinarisë, ishte “duke u kujdesur për luanët që nga lindja e tyre në kampus para rreth nëntë vjetëve, por, tragjikisht, luani i gjinisë mashkullore e vrau burrin që ishte duke i ushqyer”, tha universiteti nigerian.

Universiteti dërgoi një ekip te familja e punëtorit të ndjerë për t’i ngushëlluar të afërmit e tij.

Nigerianët në rrjete sociale kanë shpërndarë pamje të rënda të incidentit në universitetin që ndodhet në rajonin Osun, në jugperëndim të Nigerisë.

Lajme të ngjashme