Luan Haradinaj merr dhuratë orën e babit të tij: Do ju mbijetojë kohëve aq sa do të jetë gjallë emri i Shkëlzenit
Është shënuar përvjetori i rënies së gjeneralit Shkëlzen Haradinaj.
Në këtë ditë djali i tij, Luan Haradinaj ka pranuar dhuratë orën që Shkëlzeni e kishte mbajtur në atë kohë.
Përmes një postimi në Facebook, Luan Haradinaj ka shkruar “ora që do ju mbijetojë kohëve, aq sa do të jetë i gjallë emri i Shkëlzenit”.
Ai tutje ka shkruar se akrepat e orës u ndalen arë ditën në dorën e Shkëlzenit, do të tregojnë gjithmonë kohën e saktë se kur nisi liria.
Postimi i plotë:
Ora që do ju mbijetojë kohëve, aq sa do të jetë i gjallë emri i Shkëlzenit.
Akrepat që u ndalen atë ditë në dorën e tij, do të tregojnë gjithmonë kohën e saktë se kur nisi liria.
Faleminderit Shpëtim që e ke ruajte në vite këtë simbol kaq të vyeshëm për ne e na nderove kaq shumë sot në këtë ditë krenarie!
