Logjika e deputetit të VV-së, akuzon opozitën e “disa portale” se bëjnë çmos për rikthimin e Radoiçiqit
Artan Abrashi, deputet i VV-së, ka shkruar një status, në të cilin ka komentuar debatin për bashkëpunim me Listën Serbe, që u ngjall pasi doli në publik edhe një pjesë tjetër e bisedës në mes Mimoza Kusari-Lilës, shefe e grupit parlamentar të VV-së, dhe Milan Radoiçiqit, i akuzuar nga Kosova për sulmin e armatosur në Banjskë.
Në shkrimin e tij, Abrashi ka bërë një interpretim goxha arbritrar, duke thënë se “populli me LV-në e larguan Listën Serbe nga skena politike”.
Tutje, Abrashi ka akuzuar opozitën dhe “disa portale”.
“Populli me LV-në e larguan Listën Serbe nga skena politike. Opozita me disa portale po bëjnë çmos që ta rikthejnë në skenë” – ka shkruar ai.