“Llune”-s i vazhdohet paraburgimi edhe për dy muaj
Millun Millenkoviq “Llune”-s i është vazhuar masa e paraburgimit edhe për dy muaj nga Gjykata Themewlore e Prishtinës me kërkesë të Prokurorisë Speciale të Kosovës.
Njoftimin e ka bërë të ditur Departamenti Special i Gjykatës në një përgjigje me shkrim për “kallxo.com” ku thuhet se vendimi është marrë më 10 nëntor.
Kujtojmë se dyshimet mbi “Llune”-n janë për sulmet brutale ndaj KFOR-it më 29 maj në Zveçan, si dhe dyshohet të ketë qenë në pozita udhëheqëse të organizatës – tash të shpallur terroriste nge shteti i Kosovës – “Mbrojtja Civile”.