Lloyd Austin flet për përhapje bërthamore: Kolegët autokratë të Putinit janë duke shikuar - NACIONALE

Lloyd Austin flet për përhapje bërthamore: Kolegët autokratë të Putinit janë duke shikuar

3 vjet më parë

nga Miranda Shala

Sekretari amerikan i Mbrojtjes Lloyd Austin ka ripohuar angazhimin e NATO-s ndaj Ukrainës dhe paralajmëroi për potencialin e përhapjes bërthamore.

“Pushtimi i Rusisë ofron një pamje paraprake të një bote të mundshme tiranie dhe trazirash në të cilën askush prej nesh nuk dëshiron të jetojë, dhe është një ftesë për një situatë gjithnjë e më të pasigurt të përhumbur nga hija e përhapjes bërthamore. Sepse kolegët autokratë të Putinit po shikojnë. Dhe ata mund të arrijnë në përfundimin se marrja e armëve bërthamore do t'u jepte atyre një licencë gjuetie të tyren. Dhe kjo mund të nxisë një spirale të rrezikshme të përhapjes bërthamore," është shprehur Austin, gjatë një fjalimi në Kanada.

Ndërsa, duke folur për "mizorinë e qëllimshme" të Rusisë në sulmin ndaj infrastrukturës civile, Austin u shpreh se, “Rusia nuk po bën vetëm një luftë agresioni. Ajo gjithashtu po sulmon qëllimisht objektivat civilë dhe infrastrukturën civile pa asnjë qëllim ushtarak. Tani, këto nuk janë vetëm gabime. Këto nuk janë përjashtime nga rregullat. Këto janë mizori”, tha ai.

Më tej sekretari foli edhe për shpërthimin në Poloni, duke thënë se ishte një rikujtim për botën rreth pamaturisë së luftës së Putinit.

Kujtojmë se në lidhje me rënien e raketës në Poloni, NATO, SHBA dhe Polonia thanë se më shumë mundësi ajo ishte lëshuar nga forcat ukrainase që mbronin vendin e tyre kundër një breshërie sulmesh ruse, megjithatë zyrtarët kanë thënë se Rusia mban përgjegjësinë përfundimtare për shkak të sulmeve të vazhdueshme të Moskës ndaj Ukrainës.

Lajme të ngjashme