Llapjani i zë hajnat duke ia vjedhur lopët nga stalla: Ata e gjuajnë me armë zjarri
Një qytetar nga Podujeva ka raportuar se i ka zënë hajdutët duke ia vjedhur lopët nga stalla.
Në atë moment, hajdutët e kanë sulmuar me armë zjarri viktimën duke i shkaktuar lëndime.
Njoftimi:
VJEDHJE GRABITQARE NË TENTATIVË
Majac, Podujevë / 13.04.2024 – 02:20. Viktima mashkull kosovar ka deklaruar se kishte dëgjuar një zhurmë të kafshëve e cila vinte nga stalla e bagëtive. Kur viktima kishte dal në oborr, kishte vërejtur 3-4 persona të panjohur qe tentonin të vjedhin kafshët (lopët) nga stalla. Të dyshuarit kur kanë vërejtur viktimën kishin shtënë me armë zjarri në drejtim të tij dhe ishin larguar në drejtim të panjohur. Viktima ka pranuar tretman mjekësor pasi në pjesën e abdomenit kishte pësuar një lëndim sipas të cilit ishte shkaktuar nga arma e zjarrit. Në vendin e ngjarjes, në cilësi të provave materiale janë gjetur dhe konfiskuar dy gëzhoja të armës së zjarrit. Rasti është duke u hetuar nga njësitet kompetente policore.