Lladrovci tregon që Van Damme ka zbritur në Kosovë, e quan mik i madh i shqiptarëve - NACIONALE

Lladrovci tregon që Van Damme ka zbritur në Kosovë, e quan mik i madh i shqiptarëve

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Disa ditë më parë u njoftua se Jean-Claude Van Damme, aktor i njohur i filmave aksion, do të qëndrojë në Kosovë.

Tashmë, sipas kryetarit të Drenasit, Ramiz Lladrovci, Van Damme ka mbërritur në Kosovë. Ai e ka quajtur aktorin e njohur “mik të madh të shqiptarëve”.

“Para pak minutash, në Aeroportin "Adem Jashari", me aeroplan privat, ka arritur miku i madh i shqiptarëve, artisti i mirënjohur, Jean-Claude Van Damme.

Me artistin e mirënjohur, ka ardhur edhe biznesmeni i shquar shqiptar nga Belgjika, Musa Hoti.

Në aeroport i priti miku im, Kushtrim Musliu, biznesmen i njohur në Zvicër, pronar i brendit të njohur të orëve, Helfer. Ardhja e Van Dammit në Kosovë lidhet me promovimin e brendit të orëve Helfer, nesër në ora 19:30 në Prishtina Mall.” – shkroi ai në Instagram.

Lajme të ngjashme