Lladrovci ngushëllon familjen e viktimës që humbi jetën sot në Drenas
Një person ka humbur jetën pasi që është goditur nga një veturën në Drenas, saktësisht në fshatin Dobroshec.
Kryetari i kësaj komune, Ramiz Lladrovci ka ngushëlluar familjare e viktimës, duke bërë të ditur se viktima është Selver Lladrovci.
“Selveri ka qenë veprimtar i guximshëm, pjesëmarrës në demonstrata kundër pushtuesit dhe veteran i UÇK-së, i cili me bindje dhe vetëdije, i takonte rinisë më të vendosur për çlirim. Kontributi i tij atdhetar, do të jetë i paharrueshëm”, ka deklaruar Lladrovci.
