Lista Serbe i reagon Sveçlës: Deklaratat e tua motivim për ne që t’i fitojmë 10 ulëset në parlament
Lista Serbe i ka reaguar Ministrit të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçlës, i cili tha se pjesëtarë të Srpska-s kanë qenë të përfshirë në sulmin ndaj KFOR-it në fund të majit 2023, ku mbetën mbi 90 ushtarë të lënduar, disa me pasoja të pëhershme jetësore.
Lista Serbe ‘dënoi’ deklarimin e Sveçlës, për çka tha se “nuk ka fakte” dhe se si parti atë ditë kanë bërë “përpjekje mbinjerëzore” për të qetësuar situatën.
“Deklarata të tilla nga Prishtina nuk na frikësojnë e as parandalojnë – përkundrazi, na motivojnë të bëjmë maksimumin e t’i fitojmë të gjitha dhjetë ulëset e pararapara për serbët në Parlamentin e Prishtinës”, u tha në një komunikatë për media.