Lista Serbe i reagon Hovenierit: Në vend që të dënojë tentativën për vrasjen e Jovanoviqit, ai është i shqetësuar!?
Ngjarja në veri të Kosovës, ku mbeti i plagosur një serb e ku të përfshirë janë edhe disa policë të Policisë së Kosovës, ka ngjallur shumë reagime. Së fundmi, ka reaguar edhe ambasadori i ShBA-ve në Kosovë, Jeff Hovenier, duke treguar qëndrimin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Në një postim në Twitter, ambsadori Hovenier ka shprehur shqetësimin e Shteteve të Bashkuara për këtë incident dhe ka bërë thirrje për një hetim të plotë dhe të besueshëm të ngjarjes.
Me këtë reagim e.Hoveniernuk janë ndarë aspak të kënaqur Lista Serbe të cilët kanë shprehur shqetësimin e tyre duke u ankuar pse ambasadori Hovenier nuk e dënoi “tentativën për vrasjen e Milan Jovanoviqit mbrëmë në postbllokun ilegal të njësive parapolicore të Kurtit në Urën e Bistricës”.
Ky veprim i ambasadorit të shqetësuar, sipas Listës Serbe, është turpshëm dhe ndihmon në zvogëlimin e përgjegjësisë së atyre që kryen këtë veprë të dhunshme ndaj qytetarëve serbë.
“Lista Serbe dhe populli serb në Kosovë janë thellësisht të shqetësuar se ambasadori i SHBA-së në Prishtinë, z. Hovenier, është i shqetësuar. Në vend që të dënojë qartë tentativën për vrasjen e Milan Jovanoviqit mbrëmë në postbllokun ilegal të njësive parapolicore të Kurtit në Urën e Bistricës, ai është i shqetësuar!? Vetëm pasi Lista Srpska reagoi dhe theksoi se Milan Jovanoviq ishte viktimë e një sulmi të armatosur nga forcat speciale të Kurtit, të cilët ndodhen ilegalisht në veri të Kosovës dhe Metohisë, vonë pasdite, z. Hovenier i shqetësuar foli dhe e bëri këtë deklaratë të turpshme që zvogëlon përgjegjësinë e atyre që derdhën gjakun serb” – thuhet mes tjerash në reagimin e Listës Serbe.
Reagimi i plotë:
Çka ndodhi në veri?
Policia e Kosovës ka lëshuar një komunikatë shqetësuese ku i jep të drejtë Listës Serbe për pretendimet mbi plagosjen e një qytetari serb në veri të Kosovës. Gjatë mbrëmjes së kaluar, Policia e Kosovës kishte deklaruar se “Policia e Kosovës nuk është përfshirë në asnjë rast të shkëmbimit apo gjuajtjes me armë zjarri, në asnjë lokacion në veri të Kosovës, përfshirë edhe lokacionin e apostrofuar.”
Në anën tjetër, Lista Serbe kishte pasur pretendim krejtësisht tjetër. Ata kishin denoncuar pikërisht policinë tonë për një gjë të tillë duke thënë se ekzistonin edhe “video të bëra nga kamerat”.
Por, fatkeqësisht Policia e Kosovës duket se u ‘dorëzua’ para Listës Serbe përmes një komunikate të dërguar sot për medie.
Ata e pranojnë se një zyrtar policor mund të jetë i përfshirë në gjuajtje me armë zjarri ku u plagos qytetari me përkatësi etnike serbe.
“Si rezultat i hetimeve të pandërprera dhe i angazhimeve të njësiteve policore në vendin e ngjarjes, si dhe si rezultat i ekzaminimit të dëshmive të siguruara, është arritur të sigurohen dëshmi të cilat tregojnë dyshimet për përfshirje të mundshme të një zyrtari policor në gjuajtje me armë zjarri.” – shkruan Policia e Kosovës.